Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker ka vizituar
paraditen e së shtunës Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit,
ku është njohur nga afër me procesin e demontimit të armëve dhe mënyrën e
funksionimit të uzinës.
Në këtë takim Reeker ka garantuar vazhdimin e projekteve për demontime të mëtejshme të municioneve të tepërta, deri në perfundimin tërësor të tyre. Në fjalën e tij zyrtari Amerikan i Shtetit u shpreh se ndihet krenar që SHBA kanë dhënë kontributin e saj në drejtim të demilitarizimit të Shqipërisë, në raport në armët dhe municionet e trashëguara nga shtetit totalitar.
“Shkaterrimi i ketyre municioneve te panevojshme e ben Shqiperine me te sigurte dhe rajonin me te sigurte. Keshtu qe jemi shume te lumtur qe jemi partner dhe qe kemi Shqiperine si nje aleate te NATO-s”, tha Reeker.
Në përfundim te takimit zëvendësndihmëssekretari Amerikan ka vizituar Bazilikën e Rrapit të Bezistanit, Kishën e Shën Mërisë e objekte të tjera të kultit ndërfetar në Elbasan.
Reeker viziton projektin për riciklimin
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker vazhdoi vizitën e tij në Shqipëri me inaugurimin e ndërtimit të një stacioni autobusi me shishe plastike në komunën e Kasharit.
Projekti është pjesë e nismës së ambasadës amerikane në Tiranë ‘Vepro tani’ dhe përbën një model për qeveritë vendore se si të ripërdorin materiale të ricikluara.
“Që kur ambasadori Arvizu shpalli nismën ‘Vepro tani’, qindra shqiptarë i janë përgjigjur sfidës së tij duke nisur projekte të mëdha dhe të vogla, si dhe duke sjellë ndryshime për komunitetet e tyre. Mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë se si qytetarët të mund të bëhen pjesëmarrës veçanërisht në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë”, deklaroi Reeker.
Ky projekt realizohet në kuadër të Javës së Arkitekturës Tiranë.
Top Channel