Rreth 20 autobusë të linjave internacionale, si dhe mbi 700 udhëtarë
janë bllokuar në mëngjesin e së shtunës në pikën e kalimit kufitar të
Kakavijës në Gjirokastër.

Kjo pasi shoferet dhe autobuset e shoqerise Ktel ne token greke kishin bllokuar rrugen. Kjo shoqeri pretendon se linjat e autobuseve shqiptare jane te palicensuar dhe pa standarde, fakt ky qe hidhet poshte ne menyre kategorike nga perfaqesues e linjave shqiptare.

Ata thone se jane te pajisur me dokumentacion perkates nga ana e te dy ministrive, si ajo greke edhe ajo shqiptare dhe kjo situate vjen vetem e vetem per te bllokuar qarkullimin e mjeteve shqiptare me qellim shtimin e punes se linjave greke.

Kjo situate e pazakonshme ka bere qe qytetaret te presin deri ne 5 ore per te kaluar traun e doganes shqiptare, ku mes tyre ka pasur te moshuar, gra dhe femije.

Drejtues se pikes se kalimit kufitar kane zhvilluar nje takim me homologet greke te cilet jane shprehur se kjo anomali nuk vjen si pengese nga ana e policise apo doganes greke, por vetem nga shoferet e shoqerise greke te cilët kishin bllokuar korsine e kalimit te autobuseve edhe nuk lejonin asnje mjet te kalonte perveç automjeteve private dhe këmbësorëve.

“Bëmë takim me palën greke edhe me ata të policisë dhe u morën masa për të zhbllokuar rrugën”, tha Klemen Lena, komandant i PKKK.

Vetëm në mesditë është bërë e mundur lëvizja e autobusëve drejt doganës greke. Pavarësisht këtij fakti dhe perpilimit te dokumentave për çdo udhetar serish rruga ka vazhduar te mbetet e bllokuar dhe pas nderhyrjes se policise greke situata eshte normalizuar perfundimisht rreth ores 13.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB