“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…
Grupe kriminale serbe kanë sulmuar të premten dy automjete, një të Policisë së Kosovës dhe një tjetër të EULEX-it, teksa po patrullonin në fshatin Varage afër Zubin Potokut.
Një pjesëtare e Policisë së Kosovës, e përkatësisë etnike serbe që ndodhej në automjet, ka pësuar lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.
EULEX-i ka konfirmuar se një patrullë e policisë u sulmua nga grup personash të armatosur, të ciliët u shfaqën në rrugën mes Zupçit dhe Zubin Potokut, duke hapur zjarr kundër dy automjeteve.
Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, megjithatë sipas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, hetimet po vazhdojnë. Kjo ngjarje ka nxitur reagimet ndërkombëtare dhe vendase.
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Samuel Zhbogar dënuan fuqishëm incidentin. Të njëjtën gjë bëri edhe qeveria.
“Sulmi i sotëm me armë zjarri ndaj policisë dhe ndaj përfaqësuesve të EULEX-it, dëshmon edhe njëherë se krimi dhe mungesa e sundimit të ligjit në veri kërkon mobilizim për trajtim nga institucionet lokale dhe ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në një reagim të zyrës së Kryeministrisë.
Qeveria u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë për angazhim në zbardhjen e rastit, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të aktorëve të këtij “akti terrorist”.
Nga ana tjetër, gjatë ditës Policia e Kosovës, duke respektuar vendimin e qeverisë, dëboi nga territori i Republikës Aleksandër Vulin, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Me urdhër të qeverisë kosovare policia i ndërpreu vizitën zyrtarit serb.
Top Channel