Mourinho: Paratë nuk e blejnë historinë

07/09/2012 00:00

Një ditë pas superofertës që Manchester City formulon për Kristiano
Ronaldon, trajneri i Realit të Madridit ka sulmuar klubin anglez,
kampion në fuqi i Premier Ligës. Tekniku luzitan ka vlerësuar
kontigjentin që kanë aktualisht Citizens, por tha se kurrë nuk do të
mund të blejnë me para’, historinë e klubete si Reali i Madridit.

Galaktikët janë në grupin D në Ligën e kampioneve bashkë me Manchester City-n, bashkë me ekipe të tjera të forta si Borusia e Dortmundit dhe Ajaksi.

“Ne kemi potencial për të mbajtur futbollistët tanë kryesorë. Madrid, Barca dhe Bajern janë klube që kanë një histori unike, kanë dhjetëra trofe, kupa Europiane dhe tifozë. Këto janë gjëra që nuk mund t’i blesh me para’. Të gjithë lojtarët më të mirë duan të shkojnë në këto klube” tha Mourinho, i pyetur për ofertën e Manchester City-t.

“Investimi i sheikut Mansur mund të sjellë një triumf në Ligën e Kampioneve por fair play financiar mund të cënojë ekipe si City apo Paris Sen Zhermen. City është një ekip i ndërtuar për të fituar Champions por do të ketë vështirësi për një klub jo të strukturuar mirë, edhe pse e ka portofolin plot. Ai nuk e ka strukturën e një klubi hisorik” tha Mourinho.

Top Channel