Shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin i është ndërprerë vazhdimi i vizitës në Kosovë për shkak se ai ka devijuar axhendën e tij.

Vulin nuk i është përmbajtur itinerarit që ishte miratuar nga qeveria e Kosovës dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka urdhëruar ndërprerjen e vizitës dhe dëbimin e tij.

Për rrjedhojë, njësitë policore të rajonit të Mitrovicës e kanë përcjellë zyrtarin serb deri në pikën kufitare të Merdares, ku ai është deportuar për në Serbi.

Sipas axhendës, Vulin ishte parashikuar të vizitonte vendbanimet serbe dhe kishat e manastiret serbe në Istog, Pejë dhe Gorazhdec, ku do të takohej edhe me zyrtarë të KFOR-it.

Daçiç: Dëbimi, sulm ndaj interesave të Serbisë

Ndaj dëbimit ka reaguar kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili e ka quajtur këtë veprim të autoriteteve kosovare si një sulm direkt ndaj interesave të Serbisë në Kosovë.

“Kushdo që e ka kryer këtë veprim e ka kryer kundër interesave të Serbisë dhe pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në veri të Kosovës, atë e kanë kryer kriminelët”, ka deklaruar Daçiç.

“Askush nuk duhet të luajë me mbijetesën e serbëve të Kosovës. Ngjarja e sotme mund të jetë alibi për sulm ndaj veriut të Kosovës dhe Serbia do të ofrojë ndihmë për arrestimin e përgjegjësve”, ka thënë ai.

Ndërsa vetë Vulin e ka cilësuar dëbimin e tij si një provokim dhe ka kërkuar që përgjegjësit për të gjitha ngjarjet që ai pretendon se i kanë ndodhur gjatë vizitës në Kosovë të kapen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA