David Coverdale: Më pëlqen folku shqiptar

07/09/2012 00:00

David Coverdale ka pa dyshim nje kapitull të tijin në historinë e muzikës ‘rock’. I prezantuar përpara botës në mënyrë shokuese në vitin 1973, kur krejt anonim u ‘punësua’ nga Deep Purple për të zënë vendin e lëne bosh nga Ian Gillan, ai arriti brenda pak javësh të fitonte zemrat e miliona adimiruesve të muzikes rock në të gjithë botën.

Në karrierën e tij 40-vjeçare David Coverdale ka
arritur pothuajse gjithçka. 3 albume të suksesshëm me Deep Purple, karriere
solo, një bashkëpunim monumental me kitaristin e Led Zeppelin Jimmy Page dhe
mbi të gjitha, Whitesnake, krijesa e tij, grupi  që drejton prej 34 vjetësh e me të cilin
vazhdon të surprizoje album pas albumi.

Për publikun e gjerë shqiptar, David Coverdale është i
njohur me kengë si ‘Soldier of fortune’, ‘Here I go again’ apo ‘Is this love’.
Për  fanatiket e muzkes ‘rock’, ai është një
legjendë e gjallë. Koncerti i Whitesnake në Tiranë në vitin 2008, bëri të
lumtur mbi 4000 admirues të grupit, që patën mundësi të dëgjojne e shohin nga
afer për rreth dy orë, hitet më të mëdha
të grupit.

Ajo që nuk dihej deri tani, ishte që gjatë asaj vizite në
Shqipëri, David Coverdale mori me vete një dhurate të çmuar.

Në një video të publikuar në seksionin e ri të website-t
zyrtar të grupit, Whitesnake TV, gjatë një interviste të veçante dhënë mbesës së
tij, në menyre spontane David Coverdale liston muziken folk shqiptare, si një
prej të preferuarave të tij.

Ne e kontaktuam Zotin Coverdale dhe ai pati mirësine t’i përgjigjej
disa pyetjeve, ekskluzivisht për Top Channel.

Igli Gjelishti: I
dashur David, faleminderit për kohën dhe dëshiren për t’iu përgjigjur këtyre
pyetjeve.  Duhet të them që ishte një
surprizë e bukur të mësonim se folku shqiptar është pjesë e preferencave tuaja
muzikore. Pyetja ime e parë është: si e zbuluat folkun tonë? Ishte kur erdhët për
koncert në Shqipëri para katër vitesh, apo më parë?


David Coverdale: Përshendetje Igli. Kenaqesi te komunikoj me
ju. Jam shume me fat kur udhëtoj nëpër botë; shumë njerëz më dërgojne dhurata
me muzikë vendase për ta degjuar, meqë dihet mirë që më pëlqen të eksploroj dhe
të perjetoj muzikë nga e gjithë bota, veçanërisht nëse është nga një vend ku
nuk kam qene më parë.

Më pëlqen të dëgjoj ‘shpirtin’ e njërëzve, që kudo vjen nëpërmjet
muzikës tradicionale folk. Kështu dëgjova për herë të parë muzikën shqiptare
kur pata kënaqësinë të vizitoj për herë të parë vendin tuaj disa vite më parë…

A ka ndonje këngë të Whitesnake që të
ketë sadopak influencë nga folku shqiptar?


Më vjen keq…  nuk
jam i sigurt nëse kjo ka arritur deri tek Muza ime… por, ku i dihet… Mund të
ndodhë atëhere kur më pak e pret!

Çfarë kujtimesh ruani nga koncerti në Shqipëri? Mbaj mend që në fund
të koncertit luajtët ‘Burn’, që në fakt nuk ishte e përfshire në listën e këngëve
që kishit caktuar për atë koncert. Përse vendoset të zgjasnit listën tuaj
normale prej 12 kengësh?


Më pëlqen t’i jap publikut ‘dhurata’ të papritura muzikore nëse
ndjej që ata na kanë dhëne gjithçka me mënyrën si kane reaguar gjatë koncertit.
Dhe publiku shqiptar na dha një pritje fantastike, ndaj një ‘dhuratë’ ishte e
merituar. Kam kaluar shumë mirë… ishte një eksperiencë e shkëlqyer për mua të
vizitoja vendin tuaj për herë të parë.

Duket sikur marrëdhënia
juaj personale dhe profesionale me Doug Aldrich (kitaristi i Whitesnake) është
më e forta që keni pasur në karrierën tuaj dhe, në mendimin tim, ‘Forevermore’
(albumi i fundit i Whitesnake) ishte një rezultat perfekt i ketij bashkëpunimi.
Çfarë duhet të presim nga e ardhmja e afërt?


Doug dhe unë jemi te bekuar që kemi gjetur njëri tjetrin. Ne
kemi një marrëdhenie të shkëlqyer, të forte dhe një partneritet krijues të
pabesueshem. Jam dakort… ndjej qe ne arritëm të krijojme një album të Whitesnake
me balancë perfekte, që përmbante të gjithë elementet e nevojshem… sigurisht
të ndihmuar pamasë nga pjesa tjeter e grupit.

Unë jam gjithmonë i kursyer kur vjen fjala për detajet e
planeve tona dhe ende i shijoj ‘surprizat’. Ne ditët e sotme, me teknologjinë
globale dhe mediat sociale është gjithnjë e më e vështirë të mbash dicka
sekrete deri sa të jesh gati ta prezantosh. Ne kemi nje website shumë
interaktiv, Whitesnake.com ku unë i përgjigjem pyetjeve të njerëzve sa më shumë
që të mundem, pa zbuluar më shume se ç’duhet.

Ne jemi shumë, shumë aktive këtë vit, prapa skenave… Shume
gjëra eksituese janë duke mbërritur. Dy projekte për të cilat mund t’ju flas,
kanë të bëjnë me kompletimin e projektit ‘Forevermore’. Një DVD nga koncertet e
turit të viteve të fundit dhe gjithashtu një double live CD më këngë nga
koncerte të ndryshme. Po del dicka shumë e mirë dhe mendoj se shumë njerëz do të
jenë të kënaqur të rijetojnë eksperiencën e koncerteve që patën me ne gjatë
vitit 2011.

Gjithashtu sapo kemi nisur Whitesnake TV që ka pasur një
fillim fantastik dhe duket se po bën shumë njerëz të lumtur.

Do të jeni në turne
vitin e ardhshem?


Me ç’kam dëgjuar, ka plane të nisim nje turne në Europe në
maj, por deri tani asgje nuk është e konfirmuar, por sigurisht, ne shpresojme të
kthehemi aty përseri. Ne kalojme shumë bukur me audiencën tone, ndaj s’mund të
qëndrojmë shumë gjatë në shtëpi!

A janë të gjitha
planet tuaja të lidhura me Whitesnake, apo mund të presim edhe ndonjë bashkëpunim
tjetër apo ndonjë projekt vetiak?


Whitesnake është prioriteti im dhe në këtë moment nuk kam
plane të tjera për të bashkëpunuar me artistë të tjere, por, dihet si është
Rock & Roll-i… gjithçka mund të ndryshojë me një telefonate. Ha ha!!

 


Whitesnake gjatë koncertit në Tiranë, 3 korrik 2008

Top Channel