Gjykata e krimeve të luftës në Beograd ka njoftuar se më datë 19 shtator do të shpallë vendimin për 17 pjesëtarë të ish-UÇK-së, të njohur ndryshe si Grupi i Gjilanit.

Ish-luftëtarët akuzohen për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-99 në fshatin e Gjilanit.

Sipas raportimeve të “REL”, prokurorët e çështjes pretendojnë se ata kanë kryer vrasje, përdhunime dhe tortura ndaj banorëve serbë.

Nëntë prej të akuzuarve u arrestuan në dhjetor të vitit 2010 në Luginën e Preshevës, një tjetër në mars 2012 në Zvicër, ndërsa shtatë të tjerë po gjykohen në mungesë.

Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit në Beograd hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit 9 ish-pjesëtarët e UÇK-së dënoheshin me 101 vjet heqje lirie dhe e ktheu çështjen për rigjykim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA