
Për të dytën herë, peshëngritësi Daniel Godelli është arrestuar nga
policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje. Burimet bëjnë me dije se
20-vjeçari është arrestuar mesnatën e së enjtes në qendër të qytetit të
Peqinit, teksa ishte duke shëtitur me një mjet tip Audi me targa të
huaja.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe nje 16 vjeçar i cili ishte nën shoqërinë e Godellit. Uniformat blu thonë që konrolli në mjetin, i cili drejtohej nga peshëngritësi nuk ka qenë i rastësishëm, pasi ai është bërë në bazë të disa informacioneve që policia kishte marre ne rruge operative.
Ne momentin qe janë ndaluar dy të rinjtë, në automjet u janë gjetur dy pistoleta, të cilat paraprakisht dyshohet të jenë në pronësi të Daniel Godellit. Dy vjet më parë ish-kampioni ndërkombëtar është arrestuar për të njejtën arsye, pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri dhe municione të tjera luftarake. 20-vjeçari u bë i njohur në arenën sportive në korrik të vitit 2008, kur u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes në Francë per moshat 17-vjecare.
Top Channel