Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka nisur të enjtën një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me lejen e qeverisë së Kosovës, përgjatë dy ditëve të vizitës së tij, Vulin pritet të vizitojë vendbanimet serbe dhe manastiret në Pejë e Deçan, njoftojnë mediat serbe.

Zyrtarë të qeverisë por, edhe ata të policisë në Prishtinë konfirmojnë se, zyrtari i lartë serb po qëndron në vend me lejen e autoriteteve kosovare.

Sipas axhendës, Aleksandër Vulin së pari do të vizitojë Osojanin dhe Zhacin në komunën e Istogut, ku do të bisedojë me banorët serbë, e më pas do të shkojë në Patriarkanën e Pejës dhe në Gorazhdec.

Në Gorazhdec, sipas mediave serbe, planifikohet që ai të takojë udhëheqësit serbë dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe më pas do të vizitojë Manastirin e Deçanit dhe Shtërpcën.

Në axhendën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, nuk parashihet ndëonjë vizitë edhe ne veri të vendit.

Top Channel