SHBA, borxhi kombëtar mbi 16 trilionë $
06/09/2012 01:50
Departamenti amerikan i Thesarit konfirmon se borxhi kombëtar për herë të parë ka tejkaluar 16 trilionë dollarët, e barabartë kjo me 50 mijë dollarë hua për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët shtojnë se më vonë gjatë vitit, niveli i borxhit mund të mbërrijë në 16.4 trilionë dollarë, që është edhe kufiri maksimal i tij.
Nëse ligjvënësit nuk e miratojnë legjislacionin e ri për të rritur kufirin e borxhit, deklaruan ata, Amerika nuk do të jetë në gjendje të marrë hua për të paguar faturat e saj.
Top Channel