Si e krijoi pasurinë e tij Jeffrey Epstein, a ishte ai një ‘gjeni financiar’ apo kishte metoda të tjera? Pas kritikave te ashpra te presidentit egjiptjan, Mohamed Mursi dhe
Kryeministrit turk Rexhep Rajip Erdoan, pergjigja qe regjimi zgjodhi te
jepte ishte bombardimi i ashper i qytetit me te populluar te vendit,
Aleppo.
Trupat qeveritare vune ne shenjester lagjet kryesore te tij, duke vrare te pakten 19 vete, shumica gra e femije. Aktivistet opozitare e vendosin kete bilanc ne 54 te vdekur.
Deklarata e presidentit te egjiptit te merkuren ishte shume e drejtperdrejte.Bashar al Assadi duhet te nxjerre mesime nga historia e re, tha ai, e te largohet perpara se te jete teper vone.
“Mos hidh hapin e drejte ne kohen e gabuar.Sepse do te ishte nje hap i gabuar. Zgjidhja e krizës në Siri është një përgjegjësi e arabëve, dhe qeveria duhet te jape doreheqjen. Ne Siri, ka ardhur momenti për ndryshim pa humbur kohë me fjale për reforma”, tha Mursi.
Mursi sqaroi gjithashtu se nje kuartet shtetesh rajonale Turqia, Arabia Saudite, Irani dhe Egjipti, do te mblidhet se shpejti per te diskutuar mbi krizen siriane.
Shqetesim per mungesen e nje konsensusi nderkombetar mbi kaosin qe ka pushtuar Sirine, shprehu edhe kreu i ekzekutivit turk, Erdoan. Erdoan e akuzoi presidentin Assad se po krijon nje “shtet terrorist” e tha se Ankaraja nuk ka luksin te qendrojne indiferente perballe asaj cfare po ndodh ne kete vend.
Vetem pergjate muajit gusht, 100.000 siriane u larguan nga Siria ne drejtim te shteteve fqinje, e nje pjese e mire e fluksit te refugjateve te mberritur ne Turqi, vijne pikerisht nga Aleppo, ku ushtria ka ndermarre nje ofensive madhore per te rifituar kontrollin e zonave te mbajtura nga rebelet.
Top Channel