Polemikat në Inter-Atalanta; Shoqata e Arbitrave konfirmon se kishte penallti për Frattesin
Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të mediave dhe kritikave të tifozëve të Realit lidhur me një koment pakënaqësie që futbollisti shprehu pak ditë më parë.
Komentet e Ronaldos u interpretuan nga mediat si kërkesë për rritje page ose largim nga madrilenët, pavarësisht se vetë portugezi disa herë i përgënjeshtroi ato.
Është Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet ai që i jep mbështejen e parë publike për Ronaldon. Atleti xhamajkan, në një intervistë për televizionin RTP deklaroi se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe se meriton Topin e Artë.
“Ronaldo është një futbollist fantastic. Më i miri në botë si nga ana teknike ashtu edhe nga shpejtësia në fushë”, tha Bolt.
Duke e krahasuar me rivalin kryesor të mesfushorit, Lionel Messi-n, Bolt tha se mesfushori portugez është më i kompletuar se argjentinasi, 3 herë fitues i Topit të Artë dhe pretendent për fitimin e këtij trofeu edhe këtë vit.
Top Channel