Carlo Ancelotti, trajneri i Paris SG, në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, e konsideroi Juventusin në gjendje që të luftojë për sukses në Champions League.
Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Chelsea, komentoi momentin aktual të futbollit europian, favoritët e Champions, lëvizjet e merkatos dhe foli për forcën e skuadrës së tij, Paris Saint-German.
Favoritët në Champions – “Nuk ka dyshime që mbeten spanjollët. Barcelona është shumë e fortë edhe pa Guardiolën, por duhet të rikuperojë ende pa agresivitet. Më duken pak më të thyeshëm se më shpejt. Reali është gjithashtu shumë i fortë”.
Surprizat e mundshme – “Mendoj se një surprizë e mundshme mund të jetë Manchester City i Mancinit, edhe pse është në një grup shumë të vështirë me Realin. Potencial surprize ka edhe Zeniti i Spalletit”.
Milan dhe Juventus – “Futbolli italian, për shkak të krizës ekonomike, është në një moment tranzicioni. Megjithatë, Juventusi në sezonin e fundit më befasoi me të vërtetë, kryesisht falë tre emrave, Conte, Pirlo dhe Agnelli. Presidentin e njoha kur drejtoja Juven dhe dukej që do të bëhej një drejtues i madh. Për mua, ata kanë potencial për të bërë gjëra të mëdha edhe në Champions. Milani duhet të ribëhet dhe Allegri ka një detyrë të vështirë, por ADN-ja e klubit mbetet dhe besoj se shumë shpejt do të vijnë në formë. Me formatin e Champions, ku gjithçka vendoset në pak ndeshje, edhe ata mund të jenë vendimtarë nëse dinë të shfrytëzojnë momentin”.
Paris SG – “Në nivelin taktik nuk jemi ende të barazpeshuar, por puna ime kryesore ka të bëjë me aspektin psikologjik. Duhet që të gjithë të kemi vullnetin për të treguar se jemi të fortë, duhet të befasojmë njerëezit. Pas fillimit të keq në kampionat, tani gjërat po sistemohen”.
Ibrahimovic – “Janë të shumtë ata që e shohin si arrogant, por ai nuk është aspak ashtu. i pëlqen të bëjë batuta dhe më kujton pak Pirlon, që krijon nga jashtë një përshtypje që nuk përputhet me realitetin”.
Top Channel