Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane
Disa sindikata në Afrikën e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje për
kthimin e minatorëve në punë, por mes tyre nuk rezultojnë sindikatat
kryesore.
“Marrëveshja e paqes” parashikon që minatorët të kthehen në punë të hënën e ardhshme, por ajo nuk parashikon asgjë për rrogat e tyre.
Aktivisti afrikano-jugor Julius Malema deklaron se minatorët duhet të mos ngrenë veglat e punës derisa të plotësohen kërkesat e tyre për rrogën.
Pas shumë debateve dhe masakrës së regjistruar në minierën e platinit, aktivisti ka theksuar se gjithësesi, ai nuk bën thirrje për dhunë.
Të paktën 34 minatorë u qëlluan për vdekje nga policia më 16 gusht. Shmë minatorë të akuzuar në lidhje me ngjarjen pritet të lirohen më vonë gjatë së enjtes.
Ata thonë se nuk do të kthehen në bisedime derisa çështja e ndjeshme e rrogave të jetë mbi tryezë. Pronarët e një prej minierave deklaruan se marrëveshja e nënshkruar përbën një bazë solide për eleminimin e dhunës dhe intimidimin.
Aktivisti Julius Malema pritet të vizitojë minierën e Marikanës më vonë gjatë së enjtes, një ditë pasi 3 mijë grevistë marshuan në shenjë proteste.
Malema, ish-kryetar i Kongresit Rinor Kombëtar Afrikan, u përjashtua nga kjo organizatë më herët gjatë vitit, pasi sfidoi presidentin Jacob Zuma.
Më herët ai u kishte bërë thirrje minatorëve grevistë që t’i bënin minierat të pakontrollueshme nga pronarët e tyre.
Top Channel