“Do të ishte veprim i zgjuar nëse largohet”, Trump paralajmëron Maduron: Nëse do të luaj ashpër…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter u regjistrua në veri-perëndim të Kosta Rikas duke aktivizuar alarmin e tsunamit në pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore.
Lëkundjet u regjistruan 140 kilometra larg kryeqytetit San Hoze dhe epiqendra e tyre, sipas Institutit Amerikan të Sizmiologjisë ishte në një thellësi prej 41 kilometrash.
Dhjetra ndërtesa u shkatërruan në qytetet në afërsi të epiqendrës së tërmetit, por krisje të mureve dhe lëkundje të forta u dëgjuan edhe në kryeqytet. Sizmiologët thonë se fuqia e tërmetit u dëgjua deri në El Salvador dhe Nikaragua.
Autoritetet e Kosta Rikas njoftuan ndërprerjen e energjisë në shumë zona të vendit për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe njoftimet fillestare flasin për dëme të mëdha materiale. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë për viktima të shkaktuara.
Instituti amerikan i sizmiologjisë raportoi fillimisht se forca e tërmetit ishte 7.9 e shkallës Rihter, por më pas e rivlerësoi atë duke e ulur në 7.6.
Top Channel