Plani për Eurozonën, Gjermania s’lëshon pe

05/09/2012 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se Gjermania do të bëjë rezistencë ndaj cdo tentative që synon zbutjen e kontrollit dhe mbikqyrjes për vendet që kërkojnë ndihmë financiare nga fondi i përbashkët europian.

Garancitë e kërkuara dhe kontrollet janë të pandashme në të tilla raste, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së saj. Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se Merkel pranon idenë që Banka Qendore Europiane të blejë borxhet e vendeve në vështirësi, por se kjo duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar.

Ndërsa duke folur edhe njëherë tjetër për Greqinë, Merkel ka përforcua qendrimin e Ministrit të saj të Financave, Schaeuble i cili tha një ditë më parë se Athina duhet të përmbushë zotimet e saj para komunitetit dhe huadhënësve ndërkombëtarë.

E në fakt politikat e Merkel gjejnë mbështetjen në masën më të madhe të gjermanëve. Sipas një sondazhi të fundit, kancelarja gjermane gëzon mbështetjen dhe simpatinë e 65 përqind të popullit, përqindja më e lartë që nga 2009-ta, ndërsa koalicioni qeverisës që ajo udhëheq është ngritur në kuotën e 39 përqindëshit, kuota më e lartë që nga vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB