Kanada, vrasje në tubimin e fitores

05/09/2012 00:00

Një person i armatosur e zhyti në kaos tubimin e fitores së një partie
separatiste në provincën kanadeze të Quebec-ut, ku vrau një burrë e
plagosi një tjeter.Episodi i dhunes erresoi entuziasmin e rezultatit
paraprak te zgjedhjeve qe tregoi se per te paren here pas 9 vitesh ne
opozite, Partia Quebec-ios mund te krijonte nje qeveri minoriteti.

Liderja e saj Pauline Marois ishte duke mbajtur fjalimin e fitores, kur ne holl u degjuan disa te shtena. Truprojat nxituan ta largojne nga podiumi, ndersa agresori me vone u arrestua.

Nuk dihet me siguri cila ishte shenjestra e vrasesit tek te 50-tat, qe u degjua te bertiste ne frengjisht: anglezet po zgjohen! . Viktima e gjestit te tij ekstrem ishte nje 45-vjecar, i cili vdiq ne vend, ndersa i plagosuri eshte shtruar ne spital ne gjendje kritike per jeten.Nje person i trete ka perfunduar dhe ai ne spital, jo per shkak te plageve, por ne gjendje shoku.”Journal qe quebec” raporton se agresori kish hedhur edhe nje shishe me benzine ne hyrje ne nderteses.

Nuk e dime se cfare fshihet pas kesaj ngjarje, tha zedhenesi i policise se Montrealit, Daniel Richer,po presim rezultatin e hetimit. Partia Quebec-ios arriti te siguronte 54 nga 125 vendet e asamblese se provinces kryesisht frengjisht-folese.Nuk eshte e qarte nese fitorja e saj do te çoje drejt nje referendumi te ri per shkeputjen nga pjesa tjeter e Kanadase.

Dy tentativa te ngjashme te kesaj partie ne 1980-ten dhe 1995-sen, perfunduan ne deshtim. Mbeshtetja popullore brenda Quebec-ut per nje tjeter referendum eshte e ulet, por Marois, premtuar mbajtjen e nje nisme te tille nese kushtet e fitores, do te ishin ato te duhurat. 63-vjeçarja do te kthehet tashme ne te paren kryeministre femer te provinces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB