“Do të ishte veprim i zgjuar nëse largohet”, Trump paralajmëron Maduron: Nëse do të luaj ashpër…
Grupi i hacktivist-ëve Anonymus njoftoi përvetësimin e të dhënave vetjake të më shumë se 12 përdoruesve të Apple.
Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe blogjeve të ndryshme në internet, Anonymus dhe LulzSec deklarojnë se kanë mundur të përvetësojnë këto të dhëna nëpërmjet një laptopi të hakuar të një agjenti të FBI-së.
Menjëherë pas kësaj, Byroja Federale përgënjeshtroi lajmin duke deklaruar se nuk ka asnjë provë apo fakt konkret që të vërtetojë se laptopi i supervizorit të saj në Skuadrën e Krimeve Kibernetike, Christopher Stangl të jetë vënë në mënyrë të paligjshme në kontroll nga persona të tretë.
Por grupi i hacktivist-ëve u kundërpërgjigjen duke publikuar mijëra llogari të vjedhura nga Apple dhe kërcënoi FBI-në se do të bëjë publike të tjera të dhëna personale për përdoruesit e “Mollës” në ditët në vazhdim.
Mes llogarive me të dhënat sekrete të publikuara është edhe një iPad në llogari të “Barack Obama-s”. Nuk dihet nëse bëhet fjalë vërtet për llogarinë e presidentit amerikan apo për një profil të rremë.
Top Channel