Afganistan, hetim për infiltrimet talebane

05/09/2012 21:30

Qindra pjesëtarë të ushtrisë afgane u liruan nga detyra dhe një pjesë e mirë e tyre u vunë nën arrest nga Ministria afgane e Mbrojtjes në kuadër të hetimeve për sulmet kundër bazave ndërkombëtare.

Ka dyshime të forta se të liruarit nga detyra kanë ndihmuar në mënyrë të drejpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë militantët talebanë të infiltrojnë mes forcave të sigurisë e më pas të ndërmarrin sulme kundër ushtarëve të NATO-s.

“Qindra pjestarë të ushtrisë u liruan nga detyra dhe disa prej tyre mbahen në arrest pas një hetimi të gjërë të ndërmarrë në bashkëpunim me prezencën ndërkombëtare në vend. Për presidentin Karzai dhe për Ministrinë e Mbrojtjes sulmet ndaj trupave ndërkombëtare janë një shqetësim i përhershëm”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, gjenerali Zahir Azimi.

Vetëm këtë vit, nga 35 sulme të tilla kanë gjetur vdekjen 45 pjesëtarë të trupave ndërkombëtare. Ato janë përshkallëzuar së fundmi dhe në një rast të tillë, 3 ushtarë australianë humbën jetën. Pas këtij sulmi, Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e rekrutimeve të reja të forcave afgane, si në ushtri ashtu dhe në polici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA