Zjarret, Portugalia kërkon ndihmë nga BE

04/09/2012 03:00

Portugalia ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të shuar zjarret e ndezura në pyje.

Dhjetra zjarre janë ndezur në qendër dhe në veri të vendit ku rreth 1.700 zjarrfikës janë dislokuar.

Zyrtarët thonë se një njeri ka vdekur, ndërsa ishte duke u përpjekur për të mbrojtur fermën e tij prej flakëve të mëdha, në Ourem.

Portugalia po kërkon që t’i vijnë në ndihmë katër avionë me depozita uji, pasi një helikopter i përdorur në operacionet e shuarjes së flakëve rrëzua.

Si piloti dhe bashkë-piloti thuhet se kanë shpëtuar me dëmtime të lehta.

Vendi është duke vuajtur nga vala e të nxehtit, duke i shtuar kësaj një thatësirë të zgjatur, të cilat së bashku kanë krijuar kushte ideale për zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA