Tunizi, vandalizohet hoteli që shiste alkool

04/09/2012 21:35

Ekstremistët muslimanë të njohur si salafistë sulmuan një hotel në qytetin tunizian të Sidi Bouzidit, pasi në të shërbehej alkool edhe pas një paralajmërimi fillestar,

Disa dhjetëra aktivistë thyen shishet, rrahën klientët dhe i ndoqën në rrugët jashtë hotelit Horchani, raportuan të martën agjensitë e lajmeve.

Shitja dhe konsumimi i alkoolit është i ligjshëm në Tunizi, një vend me shumicë muslimane.

Vendi afrikan është përballur me një rritje të ndjeshme të aktivitetit të ekstremistëve islamikë, që prej rrëzimit të presidentit të shkuar, Ben Ali.

Qyteti i Sidi Bouzid u shndërrua në qendër të revolucionit, i cili shkaktoi rrëzimin e regjimit të mëparshëm dhe shërbeu për të nisur lëvizjen e njohur gjerësisht si Pranvera Arabe.

Aktualisht, salafistët kanë lëshuar një fushatë kundër autoriteteve, me kërkesën e vendosjes si ligj shtetëror të sharias dhe shndërrimit të Tunizisë në një Republikë Islamike.

Top Channel