Tërmet në Indonezi, kthehet frika e tsunamit

04/09/2012 00:30

Një tronditje e fortë sizmike me fuqi 6.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar në ishullin indonezian të Balit.

Deri tani nuk ka asnjë alarm për një tsunami në zonë.    

Gjithashtu nuk ka njoftime për dëme mbi persona apo ndërtesa.
 
Epiqëndra e tërmetit e ka zanafillën në një thellësi prej 8 kilometrash, rreth 278 kilometra në jug të qytetit të Denspar në Bali, precizoi Instituti Gjeologjik Amerikan, USGS.

Lëkundjet e tërmetit u rregjistruan në 02:23 me orën lokale, apo 20:30 me orën shqiptare.    

Tërmeti kthen frikën e vitit 2004 kur një tërmet 8.9 ballë në Oqeanin Indian shkaktoi tsunamin më të fuqishëm që bota kishte parë në 50 vitet e fundit. Për pasojë vetëm në Indonezi mbetën të vrarë të paktën 128 mijë persona, ndërsa në të gjithë kontinentin aziatik humbën jetën 200 mijë njerëz, ndërkohë që dëmet materiale ishin të pa llogaritshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA