SHBA, Obama viziton Luizianën
04/09/2012 04:15
Presidenti amerikan Barak Obama ka vizituar Luizianën ndërsa zona përreth vazhdon të përballet me përmbytjet dhe mungesën e energjisë në vazhdën e uraganit Isak.
Ai foli për një “shkatërrim të madh”, vlerësoi ata që shpëtuan jetë dhe përshëndeti autoritetet që dhanë ndihmën në këtë fatkeqësi.
Mijëra të evakuar janë të strehuar në tenda, apo tek miqtë dhe të afërmit.
Bilanci i të vrarëve nga uragani Isak janë shtatë persona, pesë në Neë Orleans dhe dy në Misisipi, dhe erdhi pikërisht shtatë vite pas uraganit Katrina.
Vizita e Obamës në Luizianën e dëmtuar nga stuhia vjen pas asaj të rivalit të tij republikan Mit Romeny të premten.
Top Channel