SHBA, Konventa Kombëtare e Demokratëve

04/09/2012 00:00

Demokratët po mblidhen për Konventën Kombëtare ku përgjatë 3 ditëve të punimeve të saj do të përpiqen të bindin amerikanët se presidenti Barack Obama e meriton edhe një tjetër mandat.

Përvec Obama-s, në amerikanëve do t’u adresohen edhe mjaft figura të tjera të rëndësishme nga fusha e politikës dhe e artit. Me padurim priten fjalimet e ish-presidentit Bill Clinton dhe Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara Michelle Obama.

Michelle do të përpiqet të jetë në lartësinë e duhur për të “rivalizuar” me fjalimin e Ann Romney, bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney. Ann mbajti një fjalim të gjatë dhe emocional në Konventën e Republikanëve në Tampa të Floridas, e mbajtur pak ditë më parë.

Përvec duartrokitjeve të të pranishmëve, bashkëshortja e kandidatit republikan mori edhe vlerësimet mes opinionit amerikan duke fituar statusin e një katalizatori të rëndësishëm për fushatën republikane.

Zgjedhjet për president në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 6 nëntor dhe sondazhet e fundit flasin për një avantazh të lehtë të presidentit Obama karshi rivalit Romney. Megjithatë, numri votuesve të pavendosur është i madh, ndaj avantazhi i presidentit aktual dhe kandidatit demokrat nuk siguron rizgjedhjen e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta