Qeveria jep me koncension edhe 7 HEC-e

04/09/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha firmos dhënien me koncension edhe të 7
hidrocentraleve të tjera. Nëpërmjet zëdhënëses Erla Mëhilli mësohet se
janë dhënë me koncension hidrocentralet Qarr dhe Kaltanj, në rrjedhën e
sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e
Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në
degët e lumit Osum, hidrocentrali  Driza në ujërat e lumit Bistricë,
hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në
lumin  e Cemericës.

“Shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliardëlekë ndërkohë që punësojnë rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme.Me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi  arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro”, tha Mëhilli.

Ndërkohë zëdhënësja shtoi se ‘përpjekjet për të dekurajuar biznesin dhe interesin e tij për koncesione në fushën e energjisë janë anakronike, ziliqare dhe keqdashëse’

Top Channel