“Moody’s” zhvlerëson BE-në

04/09/2012 08:15

“Moody’s” ka ulur parashikimin për Bashkimin Evropian duke e zhvlerësuar nga rangu AAA në “negativ” dhe ka paralajmëruar se ulja e vlerësimit mund të shkojë edhe më tej.

Thuhet se lëvizja në fjalë reflekton parashikimet negative për kontribuesit kryesorë të buxhetit të BE-së.

Më herët gjatë vitit, “Moody’s” bëri parashikime negative për Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia e kreditimit tha se këto vende ishin të gjitha të ekspozuara ndaj krizës së borxhit.

“Moody’s” tha gjithashtu se në rast “presioni ekstrem”, shtetet e vlerësuara me AAA- kanë të ngjarë t’i shërbejnë më shumë detyrimeve ndaj borxhit të tyre, sesa të punojnë për të frenuar borxhin e BE-së në tërësi.

Agjencia shtoi se nëse vendet e kuotuara në këtë nivel shpallin falimentimin për borxhet e tyre, për rrjedhojë do të falimentojnë edhe me huatë që jepen për të reduktuar borxhin e BE-së, duke reduktuar edhe rezervat e Unionit.

Gjermania, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku përbëjnë 45 për qind të të ardhurave të buxhetit të Bashkimit Evropian.

“Moody’s” paralajmëroi se nëse këto vende zhvlerësohen, atëherë rrjedhimisht do të kenë ndikim edhe tek vlerësimi i Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA