Konflikti në Lindjen e Mesme shtyn edhe garën e Katarit në MotoGP për në 8 nëntor
Deklarata e bujshme e Kristiano Ronaldos se nuk ndihet i lumtur te
Reali i Madridit ka bërë që Manchester City të fillojë të mendojë për
blerjen e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Star’ sipas së cilës, klubi anglez po përgatit një ofertë prej 95 milionë Paund për të sjellë yllin portugez në Etihad Stadium, ndërkohë që po punon edhe për përpilimin e një kontrate 4-vjeçare për të.
Por duket se blerja e Ronaldos nuk është e parashikuar të bëhet sezonin e ardhshëm. Kjo për faktin se Mancester City do t’i duhet të shesë një pjesë të mirë të futbollistëve aktualë. Klubit anglez i duhen fonde të mjaftueshme
për të kënaqur futbollistin portugez paga e të cilit është 250 mijë paund në javë.
Për momentin, përfaqësues të Manchester City-t kanë mohuar se po tentojnë blerjen e Ronaldos, ndërkohë që agjenti i tij deklaroi se ai pritet të rinovojë kontratën me Realin e Madridit. Megjithatë, burime në Spanjë dhe Portugali deklarojnë se interesi i klubit anglez për 27-vjeçarin është i vërtetë.
Top Channel