“Do të ishte veprim i zgjuar nëse largohet”, Trump paralajmëron Maduron: Nëse do të luaj ashpër…
Kriza financiare e Eurozonës dhe rrugët për ta lënë pas atë, ishin kryetemat e bisedimeve mes kryeministrit, Mario Monti dhe presidentit francez, Francois Hollande që po viziton Italinë.
Kryeministri italian nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit mes vendeve anëtare të Eurozonës, por edhe atyre të Bashkimit Europian për kapërcimin e krizës aktuale. Monti tha se Franca dhe Italia, por edhe vendet e tjera të zonës së monedhës së përbashkët kanë objektiva të njëjta dhe të qarta.
“Janë marrë disa vendime dhe jemi duke parë zhvillimet e fundit nga Banka Qendrore Europiane dhe bankat qendrore të vendeve përkatëse. Secili prej nesh është zotuar të zbatojë politikat dhe reformat financiare në vendin e vet si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza”, tha Monti.
Ndërsa presidenti francez u tregua më i qartë. Sipas tij, plani i shpëtimit të Euros përbëhet nga 3 faza.
“E para është që duhen vënë në zbatim vendimet e Këshillit Europian, e dyta të zgjidhen problemet financiare në Greqi dhe Spanjë dhe e fundit është realizimi i unionit bankar. Nuk duhet të kemi kurrëfarë dyshimi mbi Euron. Nëse do të dalim, do të dalim të gjithë”, tha Hollande.
Top Channel