Imuniteti, Meta: Zgjidhje në parlament

04/09/2012 00:00

Në përurimin e nisjes së punimeve për rrugën e re që do të lidhë kanionet e Skraparit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta komentoi debatin politik të ditës, heqjen e imuniteteve.

Kreu i LSI-së tha se për këtë forcë politike e rëndësishme është heqja e imunitetit dhe jo rrugët që do të cojnë në këtë veprim, por shtoi se koha nuk premton për referendum dhe se është e nevojshme zgjidhja në parlament.

Ai ftoi politikën që të mos bëhet, sipas tij, pengesë në marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian për interesa të ngushta të saj.

Ndërkohë, rruga e re që do të lidhe qytetin e Çorovodës me kanionet do të kushtojë 4 milion euro dhe është një financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Vepra pritet t’i japë një dimension të ri turizmit në zonë.

Top Channel