Video/ Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, “Uragani i shekullit” përfshin Xhamajkën, raportohet për viktima
Kompania ajrore “Lufthansa” ka anuluar 190 fluturime hyrje dhe dalje nga
Frankfurti, aeroporti më i madh i Gjermanisë, pasi stafi i saj mbajti
një tjetër grevë.
Greva e organizuar nga sindikata UFO ka përfshirë edhe punën në aeroportin e Tegelit, në Berlin, në orët e para të së martës.
Gjithashtu, një pezullim prej 11 orësh pritet të bëhet edhe në aeroportin e Mynihut, duke filluar nga ora 11:00 me orën lokale.
Sindikatat dhe linja ajrore kanë qenë prej kohësh në një përplasje mbi pagesat dhe kushtet e punës. Punëtorët mbajtën një ditë grevë të premten e kaluar.
Sindikata UFO po përpiqet të sigurojë një rritje rroge prej 5 për qind për personelin për 15 muaj, duke filluar nga janari i këtij viti.
Sindikata ka deklaruar se nuk ka pasur rritje rrogash për tre vjet dhe ka kërkuar garanci se “Lufthansa” nuk do të shkurtojë vendet e punës dhe se do të përdorë më shumë punonjës të përkohshëm, sikurse është bërë në Berlin.
Aktualisht kompania po i nënshtrohet një shkurtimi prej 1.5 miliardë eurosh për t’i bërë ballë rritjes së çmimit të karburantit dhe konkurrencës nga kompanitë “low-cost”.
“Lufthansa” ka një ekuipazh prej 19 mijë punonjësish dhe sindikata UFO përfaqëson dy të tretat e tyre. Oferta e fundit e bërë nga drejtuesit e saj ka qenë që rritja e pagës të bëhej me 3.5 për qind.
Top Channel