Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit të saj, vendoset pjesa e fundit e strukturës së kishës ‘Sagrada Familia’
Se sa e rëndësishme është disiplina në radhët e rebelëve të FARC-ut në Kolumbi, këtë e tregon rasti më i fundit, kur këto forca pushkatua vëllain e kreut të tyre.
Sipas mediave kolumbiane, Noe Suarez Rojas, vëllai i “Mono Jojoy” u arrestua në muajin janar nga forcat e organizatës dhe ndaj tij u zhvillua një proces i shkurtër gjyqësor në përfundim të të cilit, “Grannobles”, emri i luftës së Rojas, u shpall fajtor për mungesë discipline dhe vënie në rrezik të vetë ekzistencës së organizatës. Tre ditë pas vendimit, ai u pushkatua.
FARC kontrollon një territor të konsiderueshëm në jug-lindje të kryeqytetit Bogota dhe financohet fuqishëm nga kultivimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, ndërkohë që qeveria Kolumbiane disa herë ka akuzuar Venezuelën se ofron ndihmë financiare dhe logjistike për rrebelët.
Prej vitesh organizata është në listën e organizatave terroriste në mjaft vende, ndërkohë që lufta mes ushtrisë qeveritare dhe rebelëve vijon prej dekadash tashmë.
Top Channel