Del Piero, sportisti më i dashur për italianët

04/09/2012 15:15

Alessandro Del Piero është sportisti më i dashur për italianët. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer në Itali nga SPORT+MARKT.

Ish-futbollisti i Juventusit ka marrë dyfishin e preferancave në krahasim me vendin e dytë ku renditet kampioni i motorave, Valentino Rossi (17% kundër 8%).

Kjo do të thotë se rreth 7.4 milionë italianë të moshës 16-69 vjeç e preferojnë Del Pieron më shumë se çdo sportist tjetër të vendit të tyre.

Notarja Federica Pellegrini, kampione olimpike në Pekin 2008, renditet e treta, ndërsa kapiteni i Romës, Francesco Totti është i katërti i preferuar.

Top Channel