Berisha: Bankat të japin kredi

04/09/2012 00:00

Në kushtet e krizës ekonomike mbarëbotërore, që ka detyruar bankat mëma
në Europë dhe në botë të shtrëngojnë dhënien e kredive, Kryeministri
Sali Berisha beson se institucionet europiane duhet të rishikojnë
politikat e tyre të kreditimit për mbështetjen e sektorit privat.

Kete teze kryeministri Berisha e ka ngritur si problem shqetesues qe duhet te marre zgjidhje ne takimin qe zhvilloi ne Slloveni me presidentin e ri te Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti. Sipas kryeministrit Berisha mbeshtetja dhe fuqizimi i sektorit privat me lehtesira, nxitje investimesh, si dhe me financime, eshte jetike per te garantuar rritje ekonomike, punesim dhe zhvillim. Kryeministri Berisha i ka shprehur presidentit te BERZH-it se roli i kesaj banke ne kete drejtim mund te jete me i madh dhe kompensues per te zbutur efektin e mungeses se kredive ne sektorin privat, i cili vazhdon te gjeneroje projekte te reja dhe ka nevoje per financime.

Ajo qe ka theksuar kryeministri Berisha ne takimin me presidentin e BERZH-it eshte se ‘penalizimi i vendeve si Shqiperia, qe nuk eshte pjese e Eurozones, por qe vuan efektet e politikave frenuese te bankave te Eurozones, mund dhe duhet te zbutet nga insitucionet financiare si Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim”.
Veshtiresite reale ne ekonomine shqiptare, kryeministri Berisha i ka permendur edhe gjate fjalimit qe mbajti ne forumin strategjik te Bled-it, ne Slloveni, qe promovon dialogun ne nivel te larte mes udheheqesve te sektorit publik dhe privat per çeshtjet kyçe me te cilat perballet Europa e shekullit te 21-te. Megjithe veshtiresite, qe vijne nga renia e te ardhurave nga emigrantet, renia e eksporteve me Italine ne krize dhe problemet e krijuara me euron ne sistemin bankar, Kryeministri theksoi se Shqiperia nuk ka ra ne recension, fale modelit te saj ekonomik, te bazuar ne qeverine e vogel, taksat e uleta dhe liberalizimin e tregut. Pavaresisht se kriza e Eurozones pritet te jete e gjate, Kryeministri Berisha deklaroi projekti madhor per shqiptaret eshte anetaresimi i vendit ne Bashkimin Europian, dhe se, pavaresisht nga nje ngadalesim i procesit per shkak te llogarive te gabuara dhe te deshtuara te opozites, Shqiperia po ben gjithcka te meritoje stausin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Top Channel