Varfëria e gjermanëve

03/09/2012 20:30

Në kohën kur e gjithë Eurozona përballet me krizën e borxheve, Gjermania u shfaq si vendi me ekonominë më të konsoliduar.

Por, edhe pse sot gjermanët mund të ndihen të sigurtë me pagat e tyre, e ardhmja rezervon probleme të mëdha.

Ministrja e Punës, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se të punësuarit e ditëve tona do të vuajnë varfërinë në pleqëri.

Në vitin 2030, pensionet në këtë vend do të jenë sipas saj shume të vogla. Tabela e re e pensioneve, sipas “Deutsche Welle”, ishte shokuese.

Të dhënat dhe vlerësimet e Ministrisë së Punës, të paraqitur aty tregojnë se personat që fitojnë aktualisht 2 500 euro bruto në muaj dhe kanë punuar 35 vjet, ne 2030-tën do të marrin vetëm 688 euro, shuma që shënon edhe kufirin zyrtar të varfërisë në Gjermani.

Kush merr më pak se kaq në një muaj, duhet të përfitojë ndihma për ekzistencën minimale. “Kufiri i varfërisë nuk cënon vetëm gratë e papuna, personat që punojnë me kohë të kufizuar apo ata që fitojnë pak, por secilin prej nesh”, thotë ministrja von der Leyen.

Koncepti i saj parashikon një sigurim shtesë të pensioneve deri në 850 euro, për paguesit e rregullt e per ata qe kane ndonje marrëveshje private për pensione.

Por, planet e Von der Leyen kanë shkaktuar kritika tek disa kolegë të partisë së saj, CDU.

Deputeti Jens Spahn deklaroi se “nuk është mirë që të ngarkohen edhe më shumë brezat e rinj, sepse siç është gjendja aktuale nuk mund të presin shumë nga pagesat që i bëjnë sot në fondin e pensioneve. Më mirë do të ishte një pension bazë për të gjithë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA