Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam Tensionet ne kufirin e Turqisë me Irakun dhe Sirine janë ndezur sërish
nga një sulm i rebelëve kurdë që i kushtoi jeten 10 pjesetareve te
forcave te sigurise. Nga luftimet ne provincen jug-lindore Sirnak mbeten
te vrare edhe 20 militante. Perleshjet nisen mbremjen e se dieles e
kane vazhduar edhe pergjate dites se sotme.
Gjate vitit te kaluar, perplasjet mes ushtrise turke dhe rebeleve te PKK-se ne kerkim te autonomise se kurdeve, u intensifikuan ndjeshem. Aktiviteti i militanteve eshte shtuar dhe ata duken gjithmone e me te organizuar.
Sipas guvernatorit te provinces, rebelet kane ndermarre sulme te njëkohshme mbi disa postblloqe të ushtrisë.
Ndjekësit e PKK-së i sulmuan forcat e policisë dhe objektive ushtarake në qytetin Bejtusebap me mitraloze e raketa-hedhese.
Përgjigja e autoriteteve turke ishte një ofensive e gjerë ushtarake në rajon. Si Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Europian e konsiderojne partine e punetoreve te Kurdistanit nje organizate terroriste. Fushata e saj guerrile per nje vend etnik ne juglindjen e Turqise me shumice kurde ka nisur ne 1984-ten.
Por keto muajt e fundit, sulmet e jane jane shtuar ndjeshem, çka nuk shihet aspak si rastesi, por me teper si influence e trazirave ne Sirine fqinje.
Top Channel