Përgjimi i Vierit, gjykata gjobit Interin

03/09/2012 00:00

Telecom Italia dhe skuadra e Interit detyrohen të dëmshpërblejnë me 1 milion euro ish-sulmuesin zikaltër, Christian Vieri për përgjim të paligjshëm të telefonatave të tij.

Ky ishte vendimi i dhënë nga gjykata italiane në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor që e ka zanafillën që nga 2007-ta. Gjithcka doli në dritë gjatë hetimeve të “Calciopolit” në vitin 2006, kur hetuesit zbuluan një dosje të tërë me tabulatet e bisedave telefonike të Vierit.

Vieri akuzoi Telecom Italia dhe Interin për përgjim të paligjshëm që datonte në vitin 2005. Ish-sulmuesi tha se përgjimet, pas publikimit të disa bisedave të tij në media, i kishin shkaktuar depresion. Kërkesa e tij ishte dëmshpërblimi me 21 milion euro, prej të cilave 12 milion nga Telecom dhe 9 milion nga Interi.

Interi u mbrojt gjatë procesit gjyqësor se kishte përgjuar sulmuesin për të kuptuar më mirë shkaktun e formës së tij të dobët në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB