Pakistan, 3 viktima nga sulmi me bombë

03/09/2012 08:00

Një sulm kamikaz në Peshavar të Pakistanit ka shkaktuar vdekjen e tre personave, dy prej të cilëve shtetas amerikanë.

Sipas BBC, atentatori ka përplasur makinën e mbushur me eksplozivë tek një automjet që po dilte nga konsullata amerikane.

Nga sulmi kamikaz kanë mbetur të plagosur rreth dhjetë persona të tjerë.

Peshavari ndodhet pranë zonave tribale në kufi me Afganistanin. Talebanët dhe Al Kaeda janë aktivë në këtë zonë dhe qyteti ka qenë shënjestër e disa sulmeve me bombë në vitet e fundit.

Të premten 11 persona humbën jetën në një tjetër sulm kamikaz në distriktin e Matanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA