Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare ka lëshuar mbledhjen e rregullt koordinative që mbahet cdo të hënë në Parlament, duke kërkuar që të tërhiqet nga procedura parlamenare projekt/ligji i VMRO-DPMNE-së për drejta të vecanta për pjestarët e forcave maqedonase të sigurisë që në vitin 2001 luftuan kundër UCK-së.

“Pres zyrtarisht përgjigje nga ana e kryetarit të Parlamentit, gjithashtu edhe nga BDI në lidhje me atë se cka do të ndërmarrin sa i përket kërkesës tonë që ka të bëjë me tërheqjen e këtij projekt ligji nga procedura parlamentare dhe si mundësia e vetme që ekziston për parandalimin e miratimit të këtij ligji që është një nacional dhe anti-shqiptar”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së.  

Partia e Menduh Thacit, vlerëson se tani është momenti për të parandaluar miratimin e këtij projekt/ligji anti-shqiptarë.

“Momenti është tani para se të fillojë të shqyrtohet ky ligj në komisione dhe në seancë plenare që BDI të lëshojë qeverinë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne vlerësojmë se është vetëm një pazarllëk i ulët dhe një dallavere e radhës e BDI-së të mësuar tashmë më këto lloj veprimesh në mandatin e tyre katër vjeçar, dhe gjithmonë si pasojë e këtyre veprimeve e pësojnë shqiptarët”, deklaroi Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Por, thirrjeve të PDSH-së për braktisjen e qeverisë, të hënën nuk i është përgjigjur askush nga partia e Ali Ahmetit, BDI. Zyrtarët e kësaj parti thonë se në mënyrë ligjore do ta bllokojnë projekt/ligjin e VMRO-DPMNE-së nëse në të nuk përfshihen edhe ushtarët e UCK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA