Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague i cilësoi si të pabaza pretendimet e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange se nëse ekstradohet në Suedi, rrezikon të përfundojë në Shtetet e Bashkuara ku mund të dënohet me vdekje.
“Pretendimet e Assange janë tërësisht të pabaza dhe të rrëzuar nga të gjitha gjykatat britanike”, tha Hague duke shtuar më pas së Londra shpreson në një zgjidhje diplomatike me Ekuadorin për cështjen në fjalë.
Australiani 41-vjeçar prej javësh të tëra qendron i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Vendi amerikano-latin i miratoi kërkesën për azil pas vendimit të gjykatave britanike për ekstradimin e tij në Suedi ku akuzohet për përdhunimin e dy ish-vullnetareve të Wikileaks.
Assange mbrohet duke thënë se marrëdhënia me dy ish-punonjëset e tij ishte konsensuale dhe mohon akuzat e ngritura kundër tij, që i quan të motivuara politikisht me ndikimin e Shteteve të Bashkuara pas publikimit të mijëra kabllogrameve me informacionet sekrete të diplomacisë amerikane në mbarë botën.
Top Channel