Sektori industrial në bllokun e 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro regjistroi një rënie të re në gusht, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga kompania e specializuar e vlerësimeve financiare “Markit”.
Indeksi mbi prodhimin industrial tregoi se sektori u kontraktua, pavarësisht reduktimit të çmimit nga ana e shumë fabrikave.
Indeksi për muajin gusht ishte prej 45,1, më i mirë se rekordi më i ulët në tre vjet prej 44 në muajin korrik, por dukshëm nën nivelin e stanjacionit, të një indeksi prej 50.
Ky ishte muaji i 13 radhazi me rënie për sektorin industrial në Eurozonë.
Kriza e financave shtetërore në Bashkimin Europian duket se është duke ndikuar edhe në vendeve të tjera në botë, ndërsa paralelisht edhe Kina regjistroi një rënie të papritur gjatë muajit.
Indeksi industrial në Kinë ra në koefiçentin 49,2, tkurrja e parë historike që prej fillimit të matjes së këtij koefiçenti në vendin më të populluar në botë, nga viti 2011.
Top Channel