Egjipti, Londra nuk ngrin pasuritë e regjimit

03/09/2012 21:50

Qeveria britanike ka përfunduar nën akuzë pasi një hetim i “The Guardian” dhe BBC ka zbuluar se shumë personazhe kyçe të regjimit të Hosni Mubarak zotërojnë ende pasuri në Mbretërinë e Bashkuar.

Një gjë e tillë përbën një shkelje të rëndë të sanksioneve të vendosura në nivel ndërkombëtar, shkruajnë rrjetet britanike.

Ndërsa sipas kritikëve, ky rast tregon se qeveria britanike është më e interesuar të mbrojë raportet mes Londrës dhe financës së vendeve arabe sesa të garantojë zbatimin e normave.

Pasuritë, financiare dhe jo vetëm, të akumuluara nga ish-presidenti Hosni Mubarak dhe anëtarët e regjimit të tij kapin vlera marramendëse, deri në dhjetra miliarda dollarë.

Disa prej tyre janë ngrirë për shkak të sanksioneve, por dyshohet se shumë të tjera janë lënë të paprekura, pikërisht për shkak të interesave të Perëndimit në botën arabe.

Ashtu si Mubarak, pasuri kolosale kishin siguruar edhe liderë të tjerë diktatorialë, të rrëzuar gjatë së ashtuquajturës Pranvera Arabe, si ai libian Muammar Gaddafi dhe ai tunizian Ben Ali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA