Konflikti në Lindjen e Mesme shtyn edhe garën e Katarit në MotoGP për në 8 nëntor
Duket se ka përfunduar periudha e vështirë e Realit e fillim-kampionatit.
Pasi kishin grumbulluar 1 pikë në dy ndeshje, madrilenët marrin tre pikët e para këtë fundjavë duke fituar 3-0 përballë Granadës.
Ronaldo në këtë ndeshje nuk shndërrohet në hero jo vetëm për dy golat që i siguruan fitoren Realit, pasi këto dy gola ishin të 149 dhe 150 për portugezin në 149 ndeshje me fanellën e skuadrës së mbretit.
Në pjesën e dytë skuadra andaluziane mbetet edhe me 10 lojtarë, duke i dhënë një shans të mirë Realit që të përfitojë dhe në të vërtetë argjentinasi Higuain shënon golin e nokautit, duke çuar shifrat përfundimtare në 3-0.
Ndërkohë edhe Barcelona ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Valencias. Katalanasit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Adriano në minutën e 23-të.
Top Channel