Bundesliga, Bayern Munchen fiton thellë

03/09/2012 00:00

Bayern Munchen rikthehet me prepotencë si protagonist i Bundesligës.

Në javën e dytë të kampionatit, bavarezët kanë shkatërruar në “Alianz Arena” Shtutgartin me rezultatin 6-1. Zhbllokon ndeshjen Harnik për skuadrën mike, por vetëm pak zgjat avantazhi i tyre pasi shumë shpejt vjen përmbysja e djemve të Heinkes, me Myler, autor i dy golave, Luiz Gustavo, Shvajnshtajger dhe Mandzukic, të gjithë emra këto që kontribuan në shifrat 6-1.

Në ndeshjen tjetër të Bundesligës të së dielës Hanoveri fitoi 4-0 ndaj Volfsburgut në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB