Berisha: Imunitetet, nuk ka rëndësi rruga

03/09/2012 00:00

Vizita zyrtare e Kryeministrit Sali Berisha në Slloveni konfirmoi
marrëdhëniet shumë të mira politike që Shqipëria ka me Slloveninë.

Ajo qe ra në sy ishte mbeshtetja pa rezerva qe Sllovenia vazhdon t’i jape Shqiperise ne perpjekjet e saj drejt integrimit europian, ashtu, siç ka bere me anetaresimin ne NATO te Shqiperise dhe mbeshtetjen per liberalizimin e vizave.

Duke theksuar kete perkrahje, kryeministri slloven, Janez Jansa, beri pjese te deklarates se tij ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha edhe çeshtjen ende te pazgjidhur te imunitetit. Kryeministrit slloven tha se “çeshtja e imunitetit duhet te zgjidhet ashtu sic kerkohet nga standardet e Bashkimit Europian” dhe se “Bashkimi Europian pret nje vote europiane nga opozita per kete çeshtje”.

“Besojmë se opozita nuk do ta shfrytëzojë këtë si një tendencë të brendshme politike, por do të ofrojë bashkëpunimin aty ku duhen  3/5 e votave. Ajo duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Këtu nuk kemi të bëjmë aspak me çështje që kanë të bëjnë vetëm me marrëdhëniet e brendshme të shtetit. Bëhet fjalë për kërkesa, të cilat BE-ja i ka përcaktuar jo vetëm kundrejt Shqipërisë, por për çdo vend që synon t’i bashkëngjitet Bashkimit Europian për të realizuar standardet evropiane. Edhe kur kemi të bëjmë me heqjen e imunitetit, po ashtu, kjo është një gjë që duhet të respektohet, sepse në kuptimin evropian, kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë një matje e forcës mes mazhorancës dhe opozitës, por duhet të jetë një bashkëpunim i të gjitha forcave politike që ky hap të arrijë sa më parë. Nëse BE vendos disa kushte të cilat duhet të plotësohen, atëherë, shteti kandidat, sa më parë t’i plotësojë këto kushte, aq më afër pikësynimit të saj është”, tha kryeministri slloven.

Nga Sllovenia, edhe kryeministri Berisha dha nje mesazh te rendesishem, persa i perket menyres per heqjen e imunitetit dhe ashtu si kryetarja e kuvendit, Jzoefina Topalli, la te kuptohet se, pervec referendumit, ne parlament ka ende nje shans te dyte per votimin e projektit konsensual per kufizimin e imunitetit.

“Theksoj këtu se për mua nuk kanë rëndësi rrugët, rëndësi absolute ka heqja  e imunitetit. Natyrisht pas një serie dështimesh për ta hequr në rrugë parlamentare për shkak të kundërshtimit të palës tjetër, ne kemi vendosur t’i drejtohemi popullit për referendum dhe absolutisht opsioni i referendumit mbetet në këmbë dhe operativ që në momentin që parlamenti nuk do të votojë heqjen e tij, sepse unë e  gjykova që ky është një parim i madh i vlefshëm për të luftuar me të gjitha mjetet demokratike”, tha Berisha.

Top Channel