Arthur Japin çel sezonin e ri të “Shqip”

03/09/2012 00:00

“Shqip” në Top Channel nisi këtë të hënë sezonin e ri, një sezon, ashtu si edhe të tjerët, që premton njohjen me personalitete shqiptare dhe jo shqiptare që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në politikë, filozofi, art e shumë e shumë fusha të tjera të jetës.

Në takimin e parë për këtë sezon, “Shqip” më gazetaren Rudina Xhunga, rezervoi një intervistë ekskluzive më shkrimtarin e njohur holandez, Athur Japin, një prej romancierëve më të njohur holandezë. Ai u bë i famshëm që me daljen e romanit të tij të parë “best seller” ku përshkruhet rinia traumatike e vetë shkrimtarit.

Libri i parë u konsiderua një klasik i letërsisë moderne holandeze, ndërkohë që më pas vjen libri i dytë në vitin 2002, një roman që trajton marrëdhënien e tij me aktoren dhe romancieren holandeze, Rosita Stanbeck. Ndërsa romani i tij i tretë u përkthye në dhjetra gjuhë dhe konfirmoi statusin e Arthur Japin në letërsinë botërore.

Libri titullohet “Me sytë e Luçias” e që ka ardhur edhe në gjuhën shqipe me titullin “Shëmti e përkryer”, i botuar nga “Scanderbeg Books”. I joshur nga një episod i jetës së të famshmit Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e lëndoi në rini, Japin ndërton një libër të mrekullueshëm, një rrëfim plot jetë dhe emocion. “Shëmti e përkryer” është një rrëfim intrigues mbi dashurinë sublime e të pafat dhe një kontribut i ri në njohjen e jetës së Kazanovës.

“Ta shohësh botën me sytë e Luçias është si ta shohësh atë me plot dyshime të panjohura më parë”, shprehet për librin, shkrimtari Paolo Coelho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA