Afrikë e Jugut, vijon greva e minatorëve

03/09/2012 00:00

Përleshjet mes minatorëve dhe policisë u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes në Afrikën e Jugut. Të paktën 4 minatorë nga një grup grevist në një minierë pranë Johanesburgut u plagosën me plumba gome nga forcat e sigurisë ditën e hënë.

Lajmi njoftohet nga vetë policia afrikano-jugore. Minatorët janë punëtorë në një minierë ku kanë aksione nipi i presidentit Jacob Zuma dhe djali i madh i Nelson Mandelas. Minatorët prej muajsh janë vënë kundër kompanisë ndaj së cilës kanë si kërkesë kryesore rritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Dy javë më parë, ndodhi incidenti më i rëndë i përleshjeve mes minatorëve dhe forcave të sigurisë. 34 persona gjetën vdekjen pasi policia hapi zjarr me plumba prej vërtetë ndaj minatorëve në një minierë platini në afërsi të Johanesburgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB