Pas akuzave të opozitës për keqmenaxhim të situatës në lidhje me zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha në të gjithë vendin, reagoi edhe Ministria e Brendëshme.

Zëdhënësi i saj Leonard Olli, i kërkoi PS që të mos fërkojë duart me shpresën se mund të fitojë kapital politik, sikurse u shpreh, por të kërkojë ndëshkimin e zjarrvënësve dhe të shprehë solidaritet me banorët e zonave të dëmtuara.

“E ndërsa të gjithë prisnin që opozita dhe kreu i saj të dënonin me forcë zjarrvëniet e qëllimshme, me keqardhje të gjithë konstatuan sërish një gjuhë fyese dhe shpërfillëse ndaj atyre që prej javësh të tëra përballen me zjarret, që prej muajsh janë privuar nga familjet e tyre, por qëndrojnë në vijën e parë për fikjen e vatrave të zjarreve. Ministria e Brendshme i bën apel kreut të opozitës që në sinkron me ndjeshmërinë dhe kërkesën e mbarë opinonit publik, në vend të fërkimit te duarve në situata të tilla me shpresën se fiton kapital politik, të bëjë apel për ndëshkime më të ashpra ndaj gjithë atyre që shkatërrojnë pasuritë kombëtare dhe të individit. Nuk është koha për t’i fryrë zjarreve të përfitimit politik por është koha për të shprehur solidaritetin me cdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës të shtetit të cilët sakrifikojnë gjithcka për të vënë jetën në rrezik për shpëtuar pyjet, ullishtet, shtëpitë dhe jetët e qytetarëve të këtij vendi”, tha zëdhënsi i MB, Leonard Olli.         

      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA