Ishujt, tensione Japoni-Kinë

02/09/2012 00:00

Tensionet mbi sovranitetin e një grupi të vogël ishujsh të pabanuar mes Kinës dhe Japonisë sa vijnë e rriten.

Guvernatori i Tokios urdhëroi dërgimin e një ekspedite mbikqyrëse të ishujve që ndodhen mes Tajvanit dhe Okinauas. Menjëherë ka mbërritur reagimi zyrtar i Pekinit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë e quajti ekspeditën si të paligjshme.

Ishujt, që Japonia i quan Senkaku dhe Kina Diaoyu janë të pabanuar dhe aktualisht njihen si pronë e një familjeje japoneze. Vendndodhja e tyre është në një zonë të pasur për peshkim, por vec kësaj besohet se nëntoka në det fsheh edhe rezerva të mëdha nafte dhe gazi.

Kryeministri japonez deklaroi se qeveria po kujdeset me mirëbesim ndaj pronës private të familjes japoneze, por guvernatori i Tokios deklaroi krejt të kundërtën. Ai tha se ka nisur bisedimet me zotëruesit e ishujve dhe pret që nga fundi i vitit të arrihet marrëveshja për blerjen e ishujve prej shtetit.

Në rajon janë një sërë ishujsh sovraniteti i të cilëve pretendohet nga shtete të caktuara. Përvecse me Kinën, Japonia ka një llogari të hapur edhe me Korenë e Jugut për një grup ishujsh në veri të Detit të Kinës. Sovraniteti për këto ishuj ka tensionuar situatën mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB