Tirana fiton bindshëm përballë Shkumbinit, 3-0 edhe pse në stol drejtohet nga zëvendës trajneri, Sokol Bulku
Në “Selman Stërmasi”, bardheblutë kanë arritur të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështirë si peqinasit.
Në minuën e 30-të nga një rrëmujë në zonë përfiton Morina dhe me atë rezultat mbyllet pjesa e parë. Kur dukej se gjithcka do të mbyllej me këtë rezultat është Mirel Cota ai që shënon golin e dytë. Sulmuesi bardheblu kur kishte mbetur një minutë nga fundi i ndeshjes, përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Shkumbinit dhe vulos gjithcka.
Megjithatë, Morina kishte rezervuar një tjetër gol, dhe e shënon atë në kohën shtesë.
Pas dy ndeshjeve Tirana ka 6 pikë të plota, me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Një fitore po kaq të rëndësishme, ka arritur skuadra debutuese në Superiore, Luftëtari. Gjirokastritët e drejtuar nga Nevil Dede shkatërrojnë 4-1 nënkampionët e Teutës. Nikolic, Licaj, Rraboshta dhe Shenaj janë autorët e katër golave, ndërsa goli i Mancakut, është goli i ashtuquajtur i nderit për skuadrën e Teutës.
Top Channel