Zeman, “sa pranë Interit”

01/09/2012 00:00

Në vigjilje të takimit të San Siros kundër Interit, supersfida e javës së dytë të Serisë A, trajneri i Romës, Zdenek Zeman tregon se sa pranë ka qenë nënshkrimit të një kontrate që do ta vendoste atë në krye të stolit zikaltër.

“Jam kontaktuar nga Moratti dhe në atë kohë kishte disa mundësi për t’u realizuar dicka. Por refuzimi ishte nga ana ime, pasi isha i lidhur moralisht me skuadra të tjera. Megjithatë këto janë gjëra që i përkasin së shkuarës”, tha Zeman.

Më tej, tekniku 65-vjeçar zbuloi disa detaje të vogla në lidhje me skemën dhe lojtarët që pritet të hedhë në fushë mbrëmjen e së dielës në San Siro.

“Destro, Osvaldo dhe Totti janë lojtarë që e njohin mirë portën kundërshtare dhe mund të jenë vendimtarë në këtë takim. Sigurisht, t’i aktivizoj të tre ata do të jetë mjaft e vështirë”, shtoi tekniku bohem.

Lidhur me largimin e Bojan Krkiç drejt Milanit, Zeman pasi e vlerësoi atë si lojtar, tha se nuk mund të garantonte kërkesat e tij për t’u aktivizuar në radhët e Romës, ndaj vendimi për t’u larguar i takoi atij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta